Beqiri: LDK po mbron interesat e qytetarëve

18:56 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se qytetarët e dinë se kush ka qenë pengesa për ratifikimin e demarkacionit, duke iu referuar kryeministrit, Ramush Haradinaj.

“Ne si LDK atëherë, edhe sot po dëshmojmë se mbrojmë vetëm interesat e qytetarëve. LDK me votat e saja ndoshta po pengon edhe që të bëhen pazare me subjektin politik serb – Listën Serbe. Ne duhet të faktorizohemi si shumicë pa i mohuar të drejtat e komunitetit tjetër. Obligimi iu bie partnerëve të koalicionit. Ne si LDK mund t’i thonim koalicionit siç në na thonin, “bëjani qaren vetes” ka thënë Beqiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme