Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se partia e tij është përherë e gatshme për zgjedhje.
Pas disa takimeve që ka zhvilluar me qytetarë dhe mbështetës të LDK-së, Beqiri është shprehur optimist për fitore të partisë në zgjedhje, kurdo që mbahen ato.
“Takime me qytetarët e Nëndegës të udhëhequr nga Shpend Bilalli dhe Nëndegët të udhëhequra nga Nazmi Beqiri dhe Arsim Gollaku. Takime mjaftë të mira, prezencë shumë e mirë. Biseduam për çështje të ndryshme, për kërkesa të arsyeshme dhe të realizueshme. LDK e Kodrës së Trimave, Prishtinës dhe Kosovës po dëshmon madhësinë dhe madhështinë e saj. Të gatshëm për zgjedhje dhe fitore në çdo moment”, ka shkruar Beqiri në faqen e tij në Facebook.
Beqiri, që dikur ishte i pari i Prishtinës, është në mesin e akterëve të LDK-së që përmenden si kandidatë të kësaj partie për kryetar komune në kryeqytet.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D