Ndonëse ka pranuar se kanë shumë dallime, Ismet Beqiri i LDK-së ka thënë se Vetëvendosjen e shohin si opsion të parë për koalicion paszgjedhor.
Ai ka thënë se i vetmi opsion që e përjashton LDK-ja është bashkëpunimi me PDK-në.
Beqiri ka thënë se VV-ja po bën “lojëra e konspiracione me deklarimet se LDK-ja do të bashkëpunojë me PDK-në”. Sipas tij, kjo “për shkak të frikës nga zgjedhjet”.
“Me këtë kartë VV-ja s’mund ta mposhtë LDK-në, sikur as PDK-ja me sloganin e luftës kundër korrupsionit. Ajo është sikur të thonë myslimanët që bie Bajrami në Ramazan. Sikur tash ora 24:00 të themi është ditë. Është hipokrizi që s’do ta gëlltisin qytetarët”, ka shtuar ai.
Beqiri ka thënë se nëse VV-ja vazhdon ta akuzojë LDK-në, “ne duhet të mbrohemi”. Këtu ka përmendur “djegien e institucioneve e mosnjohjen e simboleve si sinjale që s’janë parti serioze”.
Por Beqiri ka thënë se LDK-ja i lë të gjitha këto anash, për të bashkëpunuar për qeverisje.
“Idenë për bashkëpunim me VV-në s’e kemi hedhur poshtë, përkundër qëndrimeve që i kanë. Kemi vetëm një subjekt që s’e marrim parasysh, PDK-në. Opsioni i parë është VV-ja. Pastaj të shohim sa mund të përafrohemi, por gjithmonë po them që mos të marrim parasysh vetëm koalicionin me PDK-në. E kemi mësuar të mos thuhet ‘kurrë mos thuaj kurrë’, por kur e thotë një organ i partisë tash bën t’i thuhet kurrë. Kësaj radhe jam i bindur se anëtarësia jonë na ka falur dhe më s’na falë. Elektorati duhet të jetë i bindur se të gjitha tjerat janë spekulime”, ka thënë ai.
Beqiri ka thënë se sondazhet e nxjerrin LDK-në në vend të parë e se VV-ja e PDK-ja garojnë për vendin e dytë.
Për kandidatin e VV-së për kryeministër Albin Kurti, Beqiri ka thënë se “i bën mirë për shëndet që ka nisur të qeshet nga pak”. Ai ka komentuar edhe deklarimet e Kurtit se Kosova s’ka kombëtare në futboll, por përfaqësuese. Këto i ka quajtur “pallavra”.
Ka thënë se nëse LDK-ja merr pushtetin stadiumin kombëtar do ta bëjë në Bërnicë, ndërsa për lagjen “Kodrën e Trimave” ku është kryetar i degës së LDK-së, ka porositur partitë tjera “të harrojnë se bëjnë gjë”.
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës