Google ADS

Beqiri: Këtë vit zgjedhjet në Kosovë, vitin e ardhshëm zgjedhjet në LDK

17:43 | 11 Prill 2018
V. S.
Deputeti nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, në një intervistë dhënë për lajmi.net, ka treguar mbi qëndrimet dhe veprimet e ardhshme të LDK-së në atë se si do të veprojë kjo parti lidhur me inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj, zgjedhjet e brendshme partiake, si dhe punën e Kuvendit në atë se a do t’i bllokojë LDK-ja proceset politike në vend.

Lajmi.net: A është bllokuar Kuvendi me humbjen e shumicës parlamentare nga koalicioni qeverisës dhe a do t’i bllokojë LDK-ja projektligjet që sillen në Kuvend?

Ismet Beqiri: Kjo qeveri aktuale edhe kur është formu e ka pas numrin e vogël, domethënë qeveri shumë e brishtë sepse mezi ka arritur 61 vota, dhe në rrethana të tilla është shumë e vështirë me mbijetu deri në fund, aq ma tepër që tash e kan humb edhe partnerin tjetër të koalicionit. Realisht kjo qeveri mendojmë se i ka dikund rreth 52 vota dhe kësisoj është e pamundur që të ecet më tutje. Sa i përket qëndrimit të LDK-së, ne kemi qenë gjithmonë konstruktiv edhe si pozitë edhe si opozitë. Dihet që LDK-ja e ka votuar edhe Demarkacionin, si një nevojë dhe kërkesë e qytetarëve, edhe nga fakti që ishte po e njëjta marrëveshje, pra ajo e 2015 tës,  dhe nuk e kemi pa të arsyeshme që këtë të mos e bëjmë. Mirëpo këtë e këmi bërë edhe për të treguar konstruktivitetin tonë, pra u sollëm asisoj në interes të qytetarëve e jo si opozitë. Mirëpo gjithsesi në rrethana normale çdo opozitë apo çdo opozitarë e ka qëllimin e tij që me e heq qeverinë ose pushtetin aktual.

Ne si LDK e shohim që shkaku  i numrave është e pamundur me vazhdu në mënyrë normale edhe parlamenti, po ashtu duhet marrë parasysh se si janë raportet brenda qeverisë, këto zhvillimet e fundit kanë treguar që skanë koordinim, aq më tepër një far forme ka akuza mes tjetrit për informim ose mosinformim për disa veprime që kanë qenë ditëve të fundit, dhe gjitha këto e bëjnë të pamundur të vazhdohet më tutje.

Ne e kemi thanë që disa projektligje veq i kemi votu, veçmas ato që kanë të bëjnë me integrimin tonë euroatlantik, megjithatë kjo nuk garanton që në të ardhmen të vendosim që mos të përkrahim këto projektligje dhe me një far forme të bllokohet kuvendi edhe pse në një formë kuvendi është i bllokuar me humbjen e shumicës parlamentare, sidoqoftë ne do të shohim interesat e qytetarëe mirëpo nganjëherë duhet pa edhe interesat partiake.

Lajmi.net: Cili është synimi kryesor i LDK-së dhe veprimet që do të ndërmirren?

Ismet Beqiri: Synimi jonë kryesor është që sa më parë të përgatitemi dhe t’i bashkërendisim veprimet me subjektet tjera opozitare dhe prioritet i parë i LDK-së është që të shkojmë në zgjedhje këtë vit, pra në zgjedhje të reja parlamentare, sepse mendojmë që është edhe një rrugë për të dalë nga kjo situatë në të cilën gjendet aktualisht vendi, pra në pamundësi për të marrë vendime ashtu siç duhet, dhe asnjë prioritet tjetër nuk e kemi.

Lajmi.net: Kur mbahen zgjedhjet e brendshme në LDK dhe cila është situata pas kthimit të Isa Mustafës në Kosovë?

Ismet Beqiri: Dëgjova edhe spekulime, LDK-ja zgjedhjet brenda partisë i ka vitin e ardhshëm dhe nuk ka asnjë arsye që të flitet për këtë punë, ne po ashtu edhe pas ardhjes së Isa Mustafës, si lideri ynë i partisë, i kemi koordinuar veprimet edhe me të, dhe do të thotë viti i ardhshëm do të jetë vit i zgjedhjeve në LDK për çka vendosin edhe forumet e partisë për datën dhe kohën. Mirëpo për këtë vit prioritet numër një i yni është që të përgatitemi dhe të realizojmë atë që do të duhej për mendimin tonë, që të kemi zgjedhje të reja parlamentare, një qeveri të re dhe besojmë që kjo qeveri do të udhëhiqet nga LDK-ja, jo nga fakti që ka dëshirë vetëm për pushtet dhe asgjë tjetër, por për të ndërpre këtë qeverisje që e ka pamundur të mbijetojë këtë vit e lëre më deri në fund”

Lajmi.net: Cilat janë format e rrëzimit të qeverisë nga opozita dhe a ka mundësi që nga mospajtimet në koalicionin qeverisës të vije deri tek rrëzimi i qeverisë pa mocion?

Ismet Beqiri: Kemi thënë më herët që janë disa forma që kjo qeveri mund të bije edhe vet, në kuptimin se si dijnë me e ba edhe disa partnerëve të koalicionit, këtë e kemi provu edhe vet ne LDK-ja se çfarë ndodhi herën e kaluar, sepse e dijmë që të gjithë që nuk ka ra qeveria e kaluar nga inicimi i mocionit të Aleancës dhe të partive opozitare, por ka ra nga mospërkrahja ose nga sponzorizimi i partnerit tonë të koalicionit.  Kjo mund të ndodhë edhe tani, mirëpo ajo që kemi vlerësuar si kryesi e LDK-së është që në një të ardhme t’i koordinojmë veprimet me subjektet opozitare, e ndoshta edhe me ndonjë partner që është në qeveri, në mënyrë që të kemi në një kohë të duhur një mocion të qeverisë, dhe besojmë se do të ketë sukses një mocion i tillë, e pastaj këtë vit që të kemi zgjedhjet e reja”

Lajmi.net: Me cilat parti do të bashkëpunojë LDK-ja në këtë aspekt?

Ismet Beqiri: Ne gradualisht do të fillojmë kontaktet edhe me të tjerët edhe pse oferta jonë  është publike, që mund të fillojmë të bashkëbisedojmë dhe në kohën kur në e vlerësojmë si më të përshtatshme, gjithmonë brenda këtij viti, ta paraqesim mocionin, dhe pastaj në koordinim me të tjerët që të rezulojë pozitiv. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme