Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka folur për zgjedhjet në këtë parti.Ai ka thënë se për shkak që LDK-ja është partia më e madhe në vend, ka interesim të madh për këto zgjedhje.
Ai këto zgjedhje, i ka quajtur sikurse të ishin zgjedhje nacionale.“Jemi në proces zgjedhor si subjekti më i madhi në vend, jo si opozitar por si subjekti më i madhi në vend. Kemi një strukurë të madhe në terren, kemi mbi 900 degë, afër 1 mijë, dhe 38 degë.
Sa herë kemi zgjedhje në LDK, ka një interesim të jashtëzakonshëm të të gjithëve, edhe dashamirëve, edhe dashakqëijve dhe është sikur me pas zgjedhje nacionale. Ju e dini që kur filluan zgjedhjet, mediat nisen jo do bëhet ky, jo ai…”, thotë ai.
Ai ka shpjeguar se ky proces zgjedhor e kanë ndarë në dy faza, në grupin e parë kanë qenë 22 degë dhe të gjitha e kanë kryer këtë process, dhe ka filluar faza e dytë ku janë edhe 16 degë.Ai ka folur edhe për rrahjen që ndodhi në degën e LDK-së në Mitrovicë.“Ne normalisht që kemi komunikuar me përgjegjësit e deegëvë përkatëse dhe do të shohim hapat e mëtjejmë.
Në Mitrovicë procesi është i pezualluar dhe do të shohim se si do të procedohet më tutje si do të zhvillohen zgjedhjet sepse duhet ta kemi të qartë kudo që ka zgjedhje ne nuk do të lejojmë që të dëmtohet partia për hatër të asnjë individi. Nuk jam unë që vendosi por mund që fare të mos mbajnë zgjedhje në X degën, por nuk leojmë që të dëmtohet procesi në përgjithësi”, tha Beqiri.
Ai është i bindur se në këto rrahje janë të përfshirë njerëz nga partitë tjera.“Ta dini vetëm edhe një gjë kryesitë e degëvë dhe nëndegëvë e dinë më së miri se kush është në LDK, kush janë anëtar të LDK, kush do të duhej të marr pjesë dhe është përgjegjësi e tyre t`i thërrasin njërëzit në Kuvende … ka dëshmi që ka pasur njerëz të partive të tjera”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...