Deputeti i LDK’së, Ismet Beqiri, u është kundërpërgjigjur akuzave të Muharrem Nitajt të AAK’së e Enver Hotit të Nismës për mungesën e LDK’së në Kuvend sot kur në plan ishte votimi i projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Në televizionin publik, ai ka thënë se LDK’ja është e gatshme të shkojë në seancë në qoftë se pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë votimi i këtij projektligji, në të kundërtën tha se nuk kanë përse t’ia bëjnë kuorumin pushtetit.
“Është paradoksale dhe patriotizëm i rrejshëm ajo çfarë thonë, nuk qëndron krahasimi që na bëjnë më Listën Serbe”, ka deklaruar Beqiri.
Sekretari i LDK’së ka deklaruar se janë duke punuar që zgjedhjet të mbahen këtë vit, dhe për këtë tha se janë në kontakte të vazhdueshme edhe me subjekte në pushtet.
Ai ka lënë të kuptohet se ka një afri me Nismën Socialdemokrate për të pasur sukses me mocionin për rrëzimin e qeverisë.
Sa iu përket deklaratave të Kadri Veselit se opozita po ka frikë për zgjedhje, Beqiri tha se ato janë deklarata boshe.
“Nëse PDK dhe të tjerat nuk kanë frikë, atëherë le të shkojmë në zgjedhje dhe le ta shohim se kush do të fitojë”, ka deklaruar Beqiri.
Sipas tij, zgjedhjet mund të mbahet këtë vit, pasi që ato nuk ndikojnë as në vendimin për anëtarësim në INTERPOL e as për liberalizimin e vizave. “Le të merremi vesh cilat ligje me interes duhet votuar, dhe ta caktojmë datën për zgjedhje, kjo është zgjidhja”, ka deklaruar Beqiri.
Lidhur me takimin e Isa Mustafës me Albin Kurtin, sekretari i LDK’së tha se Mustafa ka treguar lidership, por theksoi se LDK’ja nuk i ka harruar të bëmat e LVV’së, sidomos sulmet me molotov në shtëpinë e kreut të LDK-së.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...