Google ADS

Beqiri i kundërpërgjigjet Muhaxherit: Duhet të marrësh pëlqimin e partisë për kryeministër

11:41 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Ismet Beqiri iu ka përgjigjur deklaratës së kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit i cili një ditë më parë ka thënë se ai duhet të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së, shkruan arbresh.info.

Beqiri, ka thënë se LDK-ja, është shtëpi e madhe dhe ka shumë persona të cilët janë të denjë për mandatarë në zgjedhjet nacionale.

“Kjo tregon se kemi shumë njerëz që nesër mund të jenë në krye të Qeverisë se Kosovës por ai që pretendon duhet të marrë pëlqimin e partisë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se çmohen të gjithë ata persona të cilët pretendojnë një post të tillë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme