Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri, i ftuar në emisionin “Debat Plus” përballë analistëve ritheksoi se qëndrimet e LDK-së për të gjitha temat janë të qarta.
Beqiri shtoi se LDK e mbështet dialogun por se në këtë proces do të kontribuojë vetëm si opozitë, pa u bërë pjesë e tij.
“Ne përkrahim dialogun si proces, por që nuk e konsiderojmë të nevojshme që LDK të bëhet pjesë e ekipit negociator. Ne e konsiderojmë vetëm ekipin negociator si trupë e panevojshme”, tha Ismet Beqiri.
Duke komentuar deklaratat e bashkë partiakeve të tij të cilët deklaruan se LDK duhet të jetë pjesë e dialogut e jo ta shohë procesin nga larg, Beqiri tha se opinionet personale mbeten të tilla dhe se qëndrimet e partisë duhet të merren për bazë.
“E vërteta është se Lutfiu këtë e ka thënë disa herë, por ai është mendimi i tij personal dhe nuk ka bërë përpjekje për të bindur edhe dikë tjetër në këto mendime. Dhe ka bërë mirë në këtë drejtim, pasi qëndrimi i LDK-së është i qartë”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.
Duke folur për Ekipin negociator, Beqiri tha se ky ekip është i panevojshëm dhe se Qeveria duhet të marrë rolin e saj që i takon në dialog, karshi Presidentit si udhëheqës.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor