Deputeti i LDK-së që është edhe kryetar i Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri ka thënë se ka ambicie për kryetar të kryeqytetit por sipas tij do të vendosin degët.
“Nëse e shohin të arsyeshme degët e Prishtinës, kryetarët e degëve të Prishtinës unë jam njëri nga ata për të cilët do të diskutohet. Unë jam i gatshëm, kam vullnetin dhe përvojën, por degët e Prishtinës vendosin. Me rëndësi është të gjejmë një fitues”, deklaroi Beqiri në “Debat Plus”.
Beqiri thotë se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në degën që ai drejton Abrashi ka fituar 60% të votave.
“Unë duhet të ulem me kolegët e mi. Degët e Prishtinës duhet të ulen dhe të vendosin”, tha ai.
Kryetari i Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë thotë se për dallim nga herët tjera kur për Prishtinën është bërë dallime sa i përket nominimit të kandidat për kryetar kësaj nga degët tjera, “kësaj radhe duhet të vendoset njëjtë”.
“Kësaj here ashtu si veprohet me të gjitha degët e LDK-së, Kryesia e LDK-së duhet të veproj edhe me degën e Prishtinës. Ai emër që prodhohet nga degët e Prishtinës duhet të jetë i obligueshëm për ne”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...