Lidhja Demokratike e Kosoves ka vendosur të mos lëviz nga qëndrimi i saj karshi dialogut me Serbinë, dhe diskutimeve rreth idesë për korrigjim territoresh, pavarësisht vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Ekipit të Unitetit në krye me Fatmir Limajn.
Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri e ka quajtur “lojë” dhe të “manipuluar” Ekipin e Unitetit të emëruar nga Qeveria “Haradinaj”, ku ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi se ka ‘gisht’ në këtë çështje.
“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo nuk ndryshon asgjë, është shumë e qartë që me këtë lojë që sot është bërë vallës i prin Hashim Thaçi, kështu që nuk ka asnjë arsye që LDK-ja të ndryshojë diçka nga qëndrimi që e kemi pas”, tha Beqiri.
Ai ka përsëritur qëndrimin e partisë se, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, pasi që sipas tij kjo Qeveri është e pakicës dhe vetëm në atë mënyrë mund të fitohet legjitimiteti qytetar.
“Kjo qeveri është e pakicës dhe nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve. Për mentimin tonë është një tentim, i një lloj mbulese për vazhdimin e asaj çka po tentohet të bëhet nga z. Thaçi”, u shpreh Beqiri për Blic.
Sekretari i LDK-së është deklaruar edhe lidhur me rezolutën e përgatitur nga kjo parti, e mbështetur edhe nga dy partitë tjera opozitare, VV dhe PSD për kundërshtimin e idesë për shkëmbim territoresh.
“Nesër do të dalë në votim një rezolutë që ia ndalon çdo kujt të flas për ndarje, shkëmbim apo coptim të territoreve. Ne mendojmë që duhet të ndërprehet kjo nguti, për t’i bërë dëm vendit”, tha Beqiri.
Sipas vendimit të Qeverisë, Ekipi i Unitetit përbëhet nga Fatmir Limaj kryesues, Enver Hoxhaj-zv’kryesues. Ekipi tutje do të përfaqësohet nga anëtarët si Behxhet Pacolli, Dardan Gashi, Mahir Yagcilar si dhe Avni Arifi.
Por, jo vetëm. Kësaj liste, Kryeministri Haradinaj i ka shtuar edhe nga një përfaqësues nga partitë opozitare: LDK, VV, PSD dhe Alternativa. E përveç tyre, në procesin e dialogut do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ndryshe, partitë opozitare kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për ditën e nesërme ku pritet të votohet një rezolutë, përmes të cilës synohet të pengohet Presidenti Hashim Thaçi, të negociojë për tërësinë territoriale të Kosovës me shtetin serb.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...