Gjahu për bastisje të shtëpive i nisur tash e një javë nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë(ZPS) ndaj ish-ushtarëve, komandantëve, familjeve të dëshmorëve dhe zyrtarëve të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka të ndalur.
Marrja e telefonave personal, arrestimet dhe intervistimet e ish-ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së po shihet si shqetësuese edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton Arbresh.info.
Këto veprime të ZPS-së për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqaj, përveç se po tregojnë një bashkëpunim mes kësaj prokurorie dhe asaj në Serbi, janë edhe dalje e ZPS-së nga kompetencat që ka.
Këto bastisje, sipas Beqaj, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saj.
Ai kërkon që të bëhet një monitorim i punës së kësaj Prokurorie.
“Unë e konsiderojë që janë të pa pranueshme. Ne i kem pa tash edhe publikimet e përgjimet që kanë dalë publike. Ne realisht e kem pa që kryesisht ZPS atje është furnizu me materiale falco nga Serbia, prokuroria e Serbisë, pra nga UDB-ja. Andaj konsideroj që është jashtë mandatit të saj, është jashtë procedurave. Është e vërtetë që Kosova ka themeluar Gjykatën Speciale, po ajo duhet ta respektoj ligjet e Kosovës, dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Unë mendoj që dhe besoj që është e drejtë që të bëhet një monitorim punës së Prokurorisë Speciale sepse nuk ka mundësi në forma të tilla, mendoj që është e pa pranueshme dhe e dënueshme”, ka thënë Beqaj për Arbresh.info.
Pse kjo ‘ofensivë’ ndaj ish-çlirimtarëve për Beqajn ka një kuptim, e kjo sipas tij, po bëhet sepse Prokuroria Speciale, po dëshiron të vërteton apo të mbroj aktakuzën e vetë që i ka pasur të pa vërtetë dhe të pa saktë.
“Pikërisht kjo shihet sepse hetimet duhet të ndodhin para vendimeve, unë mendoj që edhe vendimi për z. Cali këtë rast për komandantin ishte i pa drejt dhe pa asnjë provë të vërtetuar. Andaj unë mendoj që edhe Prokuroria në këtë rast e sheh që një vendim i tillë një ditë do të bjer poshtë se është i pa provë dhe pa bazë.
Andaj duke u munduar të bëjë një kamuflazhë, që ta vërteton apo ta mbroj aktakuzën e vetë që e ka pas në një formë apo tjetër të pa vërtetë dhe të pa saktë. Unë mendoj që prapa krejt këtyre qëndron Serbia, njerëzit që nuk ia donë të mirë Kosovës, dhe njerëzit që nuk e njohin historinë e vendit të vetë. Mendoj që në këtë rast me keqardhje e them, por, ka edhe shqiptarë të ligë që ende ndoshta shohin ëndrra me të kaluarën”, ka shtuar Beqaj.
Vetëm brenda 2 jave, EULEX-i me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka bastisur shtëpi dhe ka konfiskuar telefonat mobil personal të ish-ushtarëve të UÇ-së dhe familjarëve të dëshmorëve. /Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...