Analisti politik, Belul Beqaj, ka thënë se ideja e presidentit Hashim Thaçi për zgjidhjen me Serbinë duke i lëvizur kufijtë, nuk është pjesë e ideve të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.
Me vendimin e Kushtetueses për çështjen se kush duhet të udhëheqë me Dialogun, Beqaj thotë se situata në kuptim ligjor është më e qartë.
“Nëse nesër arrihet një marrëveshje që Vjosa të jetë bartëse e dialogut, ndoshta si zv/kryeministre, e sqaruar pozicionin se kush duhet ta udhëheqë dialogun që të mos ketë shmangie sikurse në rastin e Haradinajt. Vazhdimi i procesit të dialogut tashmë është i qartë se kush duhet të jetë udhëheqës. Besoj se pozicionet do t’i kenë të njëjta Kurti dhe Osmani. Çështja e dialogut me Serbinë nuk është çështje e parëndësishme, ata e dinë se duhet të krijohet një ekip i unitetit, dhe si pjesë mbështetëse duhet të jetë edhe pjesa e opozitës. Qeveria e udhëhequr kryeministri, në dialog do ta ketë një kompozicion që e shtyn lokomotivën, e cila është e lidhur me kompozicionin e të gjithë elementeve”, ka thënë Beqaj në Interaktiv të KTV-së.
Ai thotë se ende nuk është jashtë lojës ideja e korrigjimit të kufirit si zgjidhje mes dy vendeve.
Por thotë se nëse qeveria e udhëhequr nga kryeministri do ta ketë një qëndrim unik për epilogun përfundimtar, “atëherë çojmë mesazhin edhe karshi ndërkombëtarëve që ndoshta edhe e mendojnë ndryshe epilogun përfundimtar”.
Beqaj thotë se i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dihet se, edhe nga zyrtarët e lartë të SHBA-së, konsiderohet se është njeriu më i përshtatshëm për ta drejtuar dialogun me Serbinë. “Ai ka deklaruar publikisht se zgjidhja përfundimtare duhet të jetë në kufijtë ekzistues. Por, kemi tash një paraqitje që zgjon dilemën se ndoshta çështja e ndryshimit të kufirit nuk është e vdekur, por mund të zgjohet”, ka thënë Beqaj, duke iu referuar vizitës së sotme të i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Duke komentuar idenë se Grenell do të tentojë të bind Gjermaninë se zgjidhja mes Kosovës e Serbisë duhet të jetë tek ndryshimi i kufijve, analisti Beqaj tha se kjo deklaratë “nuk është thënë vetëm sa për t’u thënë”.
“Presidenti Trump është pak a shumë nxitës i zgjidhjes së problemit në atë se si merren vesh palët, qoftë edhe duke u bërë ndryshimi i kufijve. Nëse ndryshon territori, merr karakter të përhershëm, nuk mund të rikthejmë tokën kur të duam ne – kthehet vetëm me luftë. Duhet të ruajmë interesin vital të Kosovës, pavarësisht se nga kush vijnë kërkesat. Duhet të jemi të kujdesshëm karshi kërkesave edhe të miqve tanë ndërkombëtarë”, deklaron analisti Belul Beqaj.
“Nuk do të them se rezistenca duhet të jetë në fuqi të paparamenduara. Vetëm po them se duhet të jemi të kujdesshëm, sepse humbja e interesave vitalë, siç është Ujmani… Gjatë kohës së Administratës Trump, politika e jashtme ka pasur vetëm dështime. Pika e vetme ku mund të korr sukses i ka mbetur Kosova. Nuk kemi nevojë ta bëjmë me nguti diçka që s’e kemi bërë qe 7 vjet. Paramendojeni pjesën veriore të Kosovës pa Ujmanin e pa Trepçën – do të ishte epilog katastrofik. Duhet të jemi të kujdesshëm të mbrojmë interesat vitale”, u shpreh ai.
Duke folur për rolin e Presidentit të Kosovës karshi dialogut me Serbinë, Beqaj thotë se ai rol tashmë është vetëm me karakter konsultativ, në bazë të verdikitit të Gjykatës Kushtetuese.
“Pikënisja e dialogut duhet të jetë baza juridike. Ne i respektojmë amerikanët, dhe ata janë shembull i demokracisë për ne. Ne duhet, në momentin e duhur, t’i shmangemi disa veprimeve që tentojnë të zgjidhin problemin që s’është zgjidhur për 7-8 vite, të zgjidhet për një periudhë të shkurtër – brenda mandatit të Administratës Trump. Unë s’jam anti-amerikan nëse them kështu, sepse edhe atje Demokratët janë kundër Trumpit. Përgjegjësia e Presidentit mbetet në përfaqësim të vendit, por politikën, kreativitetin e dialogut, do ta udhëheqë kryeministri dhe çdo anashkalim nga kjo, do të jetë anti-kushtetues e anti-ligjor”, ka theksuar Beqaj.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...