Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, Ministri i Zhvillimit Ekomomik, Valdrin Lluka Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili raportojn sot para Komisioneve perkatese parlamentare.
Kështu Ministri i Zhvillimit Ekomomik, Valdrin Lluka raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me gjendjen në Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.
Po ashtu Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi raportojn para e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me gjendjen ekzistuese të rinjve dhe të miturve të cilët punojnë në sektorin privat.
Edhe Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Ministris së Shëndetësisë Uran Ismaili për të diskutuar lidhur me furnizimin me barna nga lista esenciale, funksionalizimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore si dhe vonesat në procedimin e Projektligjeve.
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...