Analisti dhe profesori universitar, Behlul Beqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ishte i pari që shkoi në takim me palën serbe me propozime konkrete për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi.
Por, këtë veprim Beqaj nuk e quan të suksesshëm derisa të mos ketë përmbyllje të efektshme të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
“Është i pari qe ka dhënë propozime, por kjo nuk e bënë Albin Kurtin me te efektshëm ne krahasim me kryeministrat tjerë. Sukses nuk mund të llogaritet pse ishte i pari qe dha propozime por nëse do te ketë sukses për t’u bërë i fundit që e përmbyll efektshëm dialogun me marrëveshje te implementueshme”, deklaroi profesor Beqaj në një prononcim për portalin arbresh.info.
Kryeministri, Kurti u kritikua nga opozita e shoqëria civile për ndryshim te qëndrimeve rreth dialogut.
A e arsyeton ndryshimin e qëndrimeve të Kurtit, krahas fjalëve dhe qëndrimit që pati dje përball presidentit serb Aleksander Vuçiq?
Beqaj thotë se problemi është më i rëndësishëm të qasja për të arritur një kompromis që siguron paqe e stabilitet të ndërsjellët.
“Qëndrimet për dialogun i kane ndryshuar opozita, (e cila po kritikon Kurtin pse ka shkuar ne dialog pa kërkuar falje Serbia për krimet në Kosovë) dhe Albin Kurti, pse ka shkuar ne dialog (ndonëse ka qenë për “vetëvendosje e jo për negociata” ). Problemi nuk qëndron aq ne transformimin e pozitës dhe opozitës sa ne qasjen reale për kompromise qe siguron paqe dhe stabilitet të ndërsjellë”, tha ai.
I pyetur se si e vlerëson paraqitjen e parë të Kryeministrit Albin Kurti në dialog, Beqaj tha se ka larguar njohjën nga Serbia të pavarësisë së Kosovës.
“Ishte një diskurs i dialogut qe ka për efekt vetëm zvarritjen e epilogut. Hap përpara drejt largimit nga qëllimi për njohje të Serbisë.”
E këtë diskurs, Beqaj nuk e konsideron të suksesshëm pa pasur mbështetje diplomatike dhe nga faktorët me ndikim vendimmarrës ndërkombëtar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.
Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik./arbresh.info/
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...