Politologu dhe analisti Behlul Beqaj, ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri kualitative dhe jo një mandatar me numra të cunguar.
“Mua më intereson para se gjithash jo formimi i Qeverisë, por ndërrimi i qeverisjes”.
“Mendoj se numrat duhet t’i ketë një qeveri e cila përputhet me bindjen, parimet dhe vlerat”.
“Për shkuarjen në zgjedhje nuk ka qenë një arsye e mirëfilltë ideologjike, në zgjedhje është shkuar për arsye të Demarkacionit dhe Asociacionit”.
“Kjo ka nënkuptuar se pas zgjedhjeve do ta kemi një qeveri që do të merr vendime më të guximshme”.
“Por rezultati i zgjedhjeve nuk garanton ndryshim kualitativ, megjithëse është një pikënisje e mirë për ndryshim”.
“Dmth qasja ime nuk është e orientuar drejt formimit të Qeverisë, por që të kemi ndryshime kualitative”.
Kështu ka thënë Beqaj në Info Magazine.
Tutje politologu ka thënë se “një mandatar me numra të cunguar është një aventurier në politikë”.
“Nuk është zgjidhje të formohet një qeveri e arnuar- por të krijohet një situatë e re që krijon kushte” .
“Të ketë hapësirë për reforma zgjedhore, të kalohen temat që ishin shkas për zgjedhjet dhe të ketë reforma brenda partive politike”.
“Ndërrimi i qeverisjes nuk fillon nga parlamenti, por parlamenti do të ndryshoj nëse bëhen reforma në parti”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...