Google ADS

Beqaj: Gjermania donatori më i madh i Kosovës, përkrahja e saj vendimtare

23:11 | 31 Korrik 2018
V. S.

Gjermaninë e quajti donatorin më të madh të Kosovës e përkrahjen e saj e cilësoi si vendimtare në të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar dhe po kalon shteti kosovar.

Këto vlerësime për shtetin gjerman, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, i bëri në takimin që pati me sot me deputetin e Bundestagut  Gjerman Volkmar Klein, njofton Klan Kosova.

Minstri Beqaj përmendi edhe projektet e realizuar ndërmjet dy shteteve, me theks të veçantë, marrëveshjen me GIZ dhe themelimin e Parkut Gjermano-Kosovar për Inovacion dhe Trajnime në Prizren.

”Janë aktivitetet që kanë ndikim shumë të rendësishëm në përkrahjen të fushës së inovacionit dhe ndërmarrësisë”, tha Ministri Beqaj.

Kurse, deputeti i Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein e siguroi ministrin Beqaj se Gjermania mbetet e përkushtur në përkrahje të Kosovës dhe në vazhdim të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm.

Deputeti Klein gjatë takimit me ministrin Beqaj ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë së Kosovë, z. Christian Heldt dhe Shefi i zyrës së KAS-it për Kosovë, z. Johannes Rey, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme