Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se dialogu me Serbinë nuk do të vazhdojë pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë që SHBA-të ende nuk janë deklaruar se a do të pranonin një gjë të tillë, analisti politik, Behlul Beqaj mendon se kërkesa e bërë për përfshirje tregon besimin që Kosova ka në SHBA-në.
“Përfshirja e miqve tanë në temat serioze parasheh shprehje të besimit që kemi ndaj tyre, ndërsa në anën tjetër, pikërisht kjo qasje lidershipin kosovar e ka shndërruar në subjekt infantil, të varur nga tjerët, pa shpresë se edhe pas 17 vjetëve mund të aftësohen për zgjidhje të pavarur të problemeve të mëdha..”, ka thënë Beqaj për Indeksonline.
Megjithatë sipas tij, me përfshirjen e SHBA-ve, Kosova do të bëhej edhe më e varur nga të tjerët.
“Kjo do të bënte edhe më të varur Kosovën nga tjerët. Kështu lidershipi politik realisht po dëshmon se Kosova me këta njerëz nuk mund të pavarësohet deri sa ata janë të varur nga miqtë ndërkombëtarë. Pa aftësia e lidershipit kosovar për ti zgjidhur problemet me Serbinë tregon sa kosovarët janë inferior karshi Serbisë dhe sa jemi në gjendje për të bartë sovranitetin tek të tjerët vetëm e vetëm për shkak të pa aftësisë për të zgjidhur problemet. Në anën tjetër, kjo gjendje tregon se sa ky lidership është i paepur për të qenë në pushtet”, ka thënë Beqaj.
Ai vlerëson se dialogu nuk ka zgjidhje pa përfshirjen e SHBA-ve dhe Gjermanisë në të.
“Mjerisht përkundër tërë pakënaqësisë sime me këtë kërkesë, si duket zgjidhje të këtij problem nuk mund të ketë pa përfshirjen e SHBA-ve dhe Gjermanisë në këtë çështje”, ka përfunduar Beqaj.
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...