Google ADS

Beqa pyet Simmons: A pati dëshmitar të fabrikuar?

11:40 | 12 Korrik 2021
arbresh.info

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka pyetur ish-gjyqtarin e EULEX-it nëse pati dëshmitarë të fabrikuar.

Malcolm Simmons nuk u përgjigj direkt në këtë pyetje por, pati një përgjigje interesante.

“Ka persona në EULEX që erdhën në Kosovë dhe duan të mirën, janë të ndershëm dhe bënë më të mirën për Kosovën. Por, fatkeqësisht ka shumë njerëz aty që në thelb duan të mbushin gjepat e tyre me ari. Ata e shohin si mundësi për të bërë para shpejtë dhe e shohin përmes njerëzve në Kosovë”, është shprehur Simmons.

Këto komente u bënë gjatë raportimi të tij në Kuvendin e Kosovës para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme