Deputeti i zgjedhur nga PDK, Hajdar Beqa ka thënë se koalicioni PAN i ka tashmë votat që të votohet Ramush Haradinaj për kryeministër.
Ai këto komente i ka bërë gjatë një intervistes në emisionin “Kontakt”.
”Unë sot po dëgjoj deklarata që partia e trete (LDK) po e kërkon kryeministrin dhe kjo nuk mund të bëhet kështu, pasi që zgjedhjet e 11 qerdhorit kanë prodhuar një koalicion fitues e ai është koalicioni PAN”, ka thënë Beqa.
Sa i përket koalicionit PDK-AAK-Nisma, Beqa ka thënë se do të jetë një koalicion stabil.
“Ne kemi pas rastin të kemi një qeveri stabile, siç ka qenë qeverisja Thaçi 2 dhe me pak vota të deputetëve kanë dërguar shumë procese përpara. Ndërkaq qeverisja Mustafa ka pasur më shumë deputetë dhe nuk ka qenë e gatshme të dërgojë një proces të rëndësishëm përpara”, ka thënë ai.
Sa i përket bllokimit të Listes serbe që po i bënë nuk kundërshtim me krijimin e ushtrisë, Beqa ka thënë se askush nuk ka të drejtë të jetë pengesë e një procesi të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
“Krijimi i ushtrisë do të ndodhë madje për këtë shumë shpejtë dhe nëse krijohet, ajo është edhe në interes të shqiptarëve dhe komunitetëve. Madje e them se Lista serbe nuk ka të drejtë të bllokojë procesin e krijimit të ushtrisë. Në rast se rrezikohen interesat e tyre, siç është rrezikimi i vendeve të sivuruara atëherë kanë të drejtë të bllokojnë një proces të tille. Për gjëra tjera nuk ka kuptim bllokada e tyre”, ka thënë Beqa.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet komunale, ku specifikisht përmendi komunën e Gjakovës për të cilën tha se Gjakova do të ushëhiqet nga PDK-ja.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...