Beqa i PDK-së: Qeverisë Kurti fajtore për ikjen e qytetarëve jashtë vendit

15:02 | 11 Mars 2023
K.B

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Hajdar Beqa, ka shfaqur habi, por edhe kundërshti me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha ditë më parë se ka rritje ekonomike dhe janë hapur vende të reja të punës në Kosovë.

Beqa, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes dhe kreun e Qeverise, duke thënë se pas ardhjes në krye të ekzekutivit, Kurti nuk kishte vizion për zhvillimin ekonomik të Kosovës, por, as strategji sesi duhet qasur ekonomisë në kohë krizash e inflacionit.

Madje, deputeti i PDK-së ka shkuar edhe më larg duke i vënë fajin kryeministrit Kurti për ikjen e qytetarëve që janë në tregun e punës, sipas tij ka zhvillim të dobët ekonomik, shtangim në përcjelljen e inflacionit, mos interesit për rritje enorme të çmimeve të produkteve dhe tolerim të shtrenjtimit të shportës familjare.

Sipas tij, qytetarët e vendit po ballafaqohen me sfida të ndryshme dhe ka një numër të madh të ikjeve të qytetarëve që po migrojnë jashtë vendit si pasoj e zhvillimit të dobët ekonomik.

“Unë nuk e di ku po i sheh kryeministri, nuk e di a po flet për Kosovën apo për ndonjë shtet tjetër. Por, ju mund t’i pyetni qytetarët e Republikës së Kosovës, se ku kanë qenë para dy viteve e ku janë sot, cila ka qenë gjendja ekonomike familjare e tyre atëherë apo tani. Unë pres që qeveria apo kryeministri ta merr ma seriozisht çështjen e ekonomisë, në të vërtetë të krijojmë në të vërtetë vende të reja të punës. Nuk kemi krijim të vendeve të reja të punës. Nëse marrim një statistikë ma shumë na kanë ikë njerëzit që punojnë në Kosovë, kanë ikë jashtë vendit se sa kanë hy në punë në Kosovë”, tha Beqa.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për tu forcuar vendi do ishte forcimi i sektorit privat.

“Unë mendoj që e vetmja formë për tu forcu ky shtet si ekonomi e lirë e tregut siç jemi edhe me Kushtetutë, është ta forcojmë edhe sektorin privat. Qeveria duhet me gjet forma me i mbështet me subvencione, me grande të ndryshme, e në veçanti edhe ata që janë prodhues dhe krijues për me zhvillu ekonominë. Nuk zhvillohet ekonomia vetëm me tregti, apo fatkeqësisht e kemi një situatë të ranë ekonomike të pa përballueshme. Asnjë familje e ka shumë të vështirë për me i mbulu shpenzimet elementare ose faturat me i pagu të energjisë elektrike, faturat e shërbimeve komunale. /Arbresh.info/ Pleurat Salihu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme