Çfarë fshihet prapa pranimit të shtuar të serbëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës? Plani është të sigurohet mbështetja e Perëndimit për ushtrinë dhe zbutja e rezistencës ndaj saj në Krahinë, siç e quan “Novosti” i Beogradit Republikën e Kosovës.
Duke pranuar sa më shumë serbë në radhët e Forcës së Sigurisë të Kosovës, Prishtina synon të sigurojë argumente kur nga bashkësia ndërkombëtare sërish të kërkojë mbështetje për forimin e Ushtrisë së Kosovës, të cilën kjo gazetë e fut në thonjëza. Me këtë veprim, njëherësh, duan të zbusin edhe rezistencën e përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë, pa votën e të cilëve transformimi i FSK-së është i pamundur.
Se autoritetet e Prishtinës me Hashim Thaçin në krye po e zbatojnë me të madhe këtë plan në vepër, dëshmon edhe ceremonia me rastin e pranimit të serbëve. Ndërsa të tillë, deri tash, janë mbi njëqind, transmeton Koha.net shkrimin e “Novostit”.
Nga fundi i javës së shkuar në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia e dorëzimit të diplomave për rekrutët nga radhët e komunitetit të pakicave, në të cilën mori pjesë edhe Thaçi dhe ministri i FSK-së, Haki Demolli.
“Ju uroj për këtë hap të guximshëm për karrierën dhe të ardhmen tuaj, sepse kështu bëheni pjesë e njërës nga institucionet më domethënëse të Kosovës. Ky është shembulli më i mirë i institucionit demokratik, multietnike dhe profesional, që përfaqëson vlerën e shtetit tonë të përbashkët, “ – ka thënë Thaçi duke iu drejtuar pjesëtarëve të FSK-së, vazhdon shkrimi i “Novostit”.
Ndërsa kryetari i Këshillit për Siguri të Kuvendit të Serbisë, Millovan Drecuyn thekson se FSK nuk mund të jetë faktor i forcimit të sigurisë së popullit serb në Kosovë:
“Prania e serbëve në këto forca mund të jetë vetëm mbulesë për Prishtinën për krijimin e përbërjes multietnike, ndërsa është arsyetim para bashkësisë ndërkombëtare”, është shprehur ai.
Djemtë serbë që kanë veshur uniformat kryesisht vijnë nga mjediset e Kosovës qendrore, por ka edhe nga Anamorava, komuna e Novobërdës, disa sish janë edhe nga veriu i Kosovës. Si arsyetim për inkuadrim në FSK theksojnë gjendjen e rëndë materiale dhe papunësinë.
“Kjo nuk guxon të jetë motiv për këtë veprim, meqë nga buxheti i Serbisë ndahen mjete të konsiderueshme për jetën e serbëve në Krahinë” (e ka fjalën për Republikën e Kosovës), citon gazeta Drecunin
Forcat e Sigurisë të Kosovës tash kanë 2500 pjesëtarë aktivë, ndërsa pas transformimit parashihet të ketë dyfish më shumë ushtarë. Sipas Planit të Ahtisaarit, FSK është forcë për veprim në raste të fatkeqësive elementare dhe kontrollohet nga KFOR-i. Drecun rikujton se Prishtina planifikon blerjen e pesë helikopterëve, përfshirë edhe armatim të rëndë, përkatësisht artileri, ndërsa aktualisht ka dy helikopterë dhe armatim të lehtë, përfundon shkrimi i “Novostit”, i cili nuk e fsheh pakënaqësinë për rekrutimin e më shumë serbëve në radhët e FSK-së, së shpejti Ushtrisë së Kosovës.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?