Beogradi përfshihet në fushatë për Listën Serbe (VIDEO)

23:56 | 6 Qershor 2017
M. A.

Serbët të martën në mesditë nisën marshin në fshatin Uglar të Fushë Kosovës.

Atyre u printe zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili po i drejtonte në tubimin parazgjedhor të Listës Serbe.

Programi s’ka si të nis ndryshe përpos me himnin e Serbisë, ndonëse gara po bëhet në zgjedhjet nacionale të Kosovës.

Por, në tubimet e Listës Serbe, pati edhe përfaqësues të Beogradit.

https://www.facebook.com/KKosovaOfficial/videos/1570212426357279/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme