Një shërbim i veçantë do të kujdeset për njerëzit që do të thërrasë prokuroria si dëshmitarë.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Avis Benes, duke shtuar se, në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve që do të paraqesin faktet para Gjykatës Speciale për Kosovën, do të kujdesen për shërbime të veçanta në përputhje me standardet më të larta të së drejtës penale ndërkombëtare.
Kjo vie si përgjigje ndaj kërcënimit të mundshëm për të përsëritur skenarin “Hagë”, raporton radio Kontakt Plus, duke shtuar se asokohe dëshmitarët kundër UÇK janë vrarë, zhdukur dhe vdekur në aksidente e në rrethana të panjohura.
“Masat mbrojtëse të vendosura nga një gjyqtar mund të përfshijnë përdorimin e pseudonimeve, ndryshimi i imazhit dhe zërit, dëshmi nëpërmjet video-linkut,” është shprehur Benes, transmeton arbresh.info.
Ajo nuk ka dashur të flasë së se në çfarë prova prokurori i specializuara do të bazojë aktakuzën.
Benes po ashtu nuk ka komentuar mbi profilin e të pandehurve të mundshëm.
Ajo ka paralajmëruar se Specialja do të funksionalizohet tërësisht pas hyrjes në fuqi të Rregullores mbi Procedurën dhe Provat./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...