Regjisori i njohur kosovar, Ben Apolloni në një intervistë dhënë për arbresh.info ka komentuar nominimet për ‘Oscar 2020’.
Apolloni ka përmendur fillimisht disa filmat që janë nominuar për kategorinë e filmit më të mirë.
“Është bërë publike lista. Është listë shumë interesante me filma shumë të mirë. Besoj që 2019-ta do të mbahet mend për shumë çka, ndër të tjera për filmin ‘The Irishman’, sepse t’i shohësh tre gjigant të aktrimit të drejtuar nga një regjisor legjendar është diçka e jashtëzakonshme. Është ngjarje dhe moment historik për koreografinë. Filmi ka aktrim të mirë, skenar të mirë e regji të mirë. Edhe ‘Joker’ është film shumë i mirë, personazhi i trajtuar në mënyrë interesante, i cili ka heq të gjitha elementet e super heroit dhe e bën një njëri të zakonshëm, të margjinave. Ka qenë filmi që ka pas ndikimin më të madh në opinion sepse shumë njerëz e kanë gjetur vetën sikur Joker-i”, ka thënë ai.
Ndërsa sipas tij fitues i çmimit Oscar të sivjetme do të jetë filmi ‘1917’.
“Mendoj që do të fitoj filmi ‘1917’, besoj se do të fitoj edhe si filmi më i mirë edhe si regjia, kinematografia, sepse është një nga filmat që ndodhë një herë në 20 vite. Ky film po shikohet shumë tani por do të shikohet më shumë edhe vitet më pas, do të bëj një jetë të gjatë”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për pertinentët për të fituar çmimin, aktori më i mirë dhe aktorja më ë mirë.
Apolloni ka folur edhe për mos përzgjedhjen e asnjë filmi shqiptar për tu nominuar për Oscar.
“Është përfol në Kosovë, filmi ‘Zana’ është film i përzgjedhur nga Kosova ku vendi e ka të drejtën ta përzgjedh ta dërgoj një film por për të mbërritur tek nominimet duhet shumë punë dhe marketing. Shpresoj që në Kosovë të punohet e investohet më shumë në mënyrë që të nominohet”, ka shtuar ai.
Regjistri kosovar ka vlerësuar edhe filmat e regjisorëve kosovarë të prodhuar gjatë viti 2019./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/484315479181089/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...