Belul Beqaj vleresohet si politologu më i mirë që kishte Kosova

12:49 | 26 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Veprat dhe krijimi publicistik i Belul Beqajt janë vlerësuar si shumë të rëndësishme në një mbledhje komemorative që u mbajt në ambientet e UBT-së në Prishtinë, një ditë pas vdekjes së profesorit Beqaj.

Rektori i këtij institucioni të arsimit universutar Dr. Edmond Hajrizi, tha se Beqaj la pas vetes një trashëgimi të madhe në fushën e shkencave politike, diplomacisë e gazetarisë. Sipas tij, profesor Beqaj ishte njeri që i bënte opizitë secilit grupacion që vlerësonte se ishte pa vlera kombëtare, kulturore e artistike.

Në anën tjetër, dekani i Medias dhe komunikimit në UBT Ferid Selimi, tha se profesori i ndjerë, ishte sinonim i një pedanti, që veprimtarinë e kishte në afirmimin e shoqërisë dhe se nuk ndalej asnjëherë së shkruari.

Belul Beqaj vdiq dje në moshën 65 vjeçare. Ai ishte profesor në UBT, derisa më herët kishte pasur edhe funskione tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme