Skandali me mishin e prishur nga Belgjika ka marrë një epilog përfundimtar.
Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Antwerpit në Belgjikë ka marrë vendim për thertoren “Vanlommel”, e cila sipas aktakuzës kishte shitur mish të prishur dhe me afat të skaduar, të cilin më vonë e kishte importuar në Kosovë.
Sipas asaj që raportojnë mediat belge, Gjykata e Krimeve të Rënda në Antwerp ka marrë vendim për mbylljen e thertores “Vanlommel” si dhe suspendimin e dy vozitësve nga kjo kompani.
Zyrtarët e kësaj therrtoreje kanë deklaruar para gjykatës se ky ishte një gabim njerëzor dhe se mishi ishte i dedikuar për industrinë ushqimore të kafshëve.
Prokuroria belge kishte kërkuar që drejtorët e thertores të dënohen me nga 4 mijë euro gjobë, ndërkaq kompania me 20 mijë euro.
Mirëpo, Gjykata ka marrë vendim që e njëjta të mbyllet.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...