Google ADS

Belgjika ekstradon ish-komandantin e UÇK-së në Hagë

22:06 | 15 Prill 2021
L G

Autoritetet e Belgjikës kanë ekstraduar në Hagë ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e

Specializuara të Kosovës (DHSK), arrestuan zotin Pjetër Shala në Belgjikë, thuhet në njoftim, shkruan arbresh.info.

Më 15 prill 2021, Shala u transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

Versionet e redaktuara publike të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim të z. Shala mund të lexohen këtu.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju e konfirmoi aktakuzën kundër Shala më 12 qershor 2020.Aktakuza e konfirmuar e redaktuar tashmë është bërë publike në pajtim me rregullën 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave. Për arsye sigurie, Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi që aktakuza të bëhej publike me redaktime. Aktakuza mund të lexohet këtu”, thuhet në njoftim.

Në aktakuzën e konfirmuar Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt. Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Së shpejti do të jepet informacion mbi datën dhe orën e paraqitjes së parë të z. Shala para Gjykatësit të Procedurës Paraprake.

Paraqitja e parë mbahet në seancë publike dhe mund të përcillet përmes faqes së DHSK-së në Internet./arbresh.info/

Të ngjashme