Ministria e Punëve të Jashtme të Belgjikës, ka bërë e ditur se do të dhurojë 4 milionë doza të vaksinës anti-COVID deri në fund të vitit 2021.
Siç njoftohet, këto vaksina do të dhurohen për vendet e treta, përmes programit COVAX.
E përfituese e këtyre vaksinave do të jetë edhe Kosova, në një grup me Armeninë dhe Gjeorgjinë, ku për të trija vendet janë planifikuar të shpërndahen 225 mijë e 600 vaksina në total.
“Fillimisht, 168,000 doza të vaksinave Astra Zeneca do të dërgohen në Ukrainë, pasuar nga 225,600 doza të planifikuara për Kosovën, Armeninë dhe Gjeorgjinë”, thuhet në njoftim.
“Ky donacion është një shembull i bashkëpunimit tonë evropian për të mposhtur këtë pandemi dhe për të përshpejtuar vaksinimin global”, ka thënë ministrja e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Politikat e Qyteteve të Mëdha, Meryame Kitir., bëhet e ditur në njoftim.
Tutje theksohet se që nga fillimi i krizës, Belgjika ka mbështetur mekanizmin multilateral Covax me një kontribut prej 4 milion euro dhe tani me një donacion vaksinash.
Po ashtu, brenda kuadrit të qasjes së koordinuar evropiane “Team Europe”, Belgjika do t’i japë përparësi dhurimit të këtyre vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, Fqinjësinë Lindore dhe Evropën Jugore, si dhe Afrikën.
14 vendet partnere të bashkëpunimit belg të zhvillimit janë gjithashtu ndër prioritetet gjeografike.
Prioriteti në ndarjen e vaksinave do të marrë parasysh gjendjen shëndetësore dhe kapacitetin e vaksinimit të vendeve. /arbresh.info
Lajmin e plotë në anglisht mund ta lexoni KËTU.
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...