Këshilltari i Kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, ka thënë se oferta e Kurtit për LDK-në e tregon qartë frikën e të gjitha partive për fitoren e AAK-së.
Belegu përmes Facebook ka thënë se këto zgjedhje janë një referendum dhe në të janë dy opsione: Vazhdimësia e forcimit të shtetit të Kosovës dhe pozicionit të saj me politika zhvillimore që mbrojnë e çojnë përpara konceptin 100% shtet – opsion i përfaqësuar nga AAK dhe vazhdimësia e politikave të brishta të kaluara dhe dobësimit të shtetit të Kosovës, duke ruajtur Status Quo-në – opsion i përfaqësuar nga partitë e tjera”, ka shkruar Belegu.
Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë për votuesin i cili kurrë nuk i ka pasur më të qarta opsionet dhe idetë për Kosovën.
Cili është Ferrari me tingullin më të mirë?
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...