Me shumë gjasa do të marrim vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, paralajmëroi ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi.
Është përgatitur një propozim që nesër ose të martën do t’i dërgohet për shqyrtim Qeverisë.
“Sektori i Tregtisë pranë Ministrisë së Ekonomisë i ka bërë tashmë llogaritjet në pjesën e rritjes së çmimeve, për produktet bazë. Propozimi tashmë është përgatitur dhe do t’i dërgohet Qeverisë për shqyrtim të shtunën ose të martën, dhe me shumë gjasa Maqedonia e Veriut do të marrë vendim për ngrirjen e çmimeve të shitjes së produkteve ushqimore bazë, bukës, qumështit, miellit, sheqerit, vajit dhe ndoshta edhe mishit”, tha Bekteshi në një intervistë për emisionin “Trilling” në Tv 24.
Ai paraprakisht paralajmëroi se nëse parashikojnë se do të ketë goditje çmimesh, do të intervenojnë në kuadër të kompetencave dhe në përputhje me Ligjin për Tregti.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...