Në një komunikatë për media dërguar nga Komuna e Skenderajt thuhet se:
“Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë përurimin e poligonit sportiv në oborrin e shkollës fillore “Dëshmorët e Qyqavicës”, në fshatin Qirez.
Me rastin e përurimit të këtij poligoni, Kryetari Jashari uroi nxënësit për përfundimin e këtij projekti, i cili do shërbejë për gjithë të rinjtë e kësaj bashkësie lokale.”
Jashari tutje ka shtuar: “Ky poligon përveç nxënësve do të jetë në shërbim edhe të të rinjve të kësaj bashkësie lokale. Në Qirez, krahas poligonit sportiv, kemi ndërtuar edhe shkollën moderne, shumë rrugë që kishin mbetur me vite të tëra pa u trajtuar, kanalizim, trotuar e ndriçim publik, përkrahje me grante për fermerët e projekte tjera. Vitin që vjen, ashtu siç kam deklaruar me parë, do të fillojmë me realizimin e radhës të kësaj bashkësie lokale, ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili do të përfundojë brenda një viti”,
Jashari po ashtu porositi të gjithë nxënësit që në këtë kohë pandemie të respektojnë masat dhe vendimet e institucioneve përkatëse, duke mbajtur maskat dhe duke ruajtur distancën, në mënyrë që të ruajnë shëndetit e tyre qytetarë.
“Kërkoj një kujdes të veçantë nga ju nxënës të dashur, t’i respektoni masat për shkak të virusit Covid-19, sepse shëndeti juaj është mbi të gjitha”, tha Jashari.
Kurse drejtori i shkollës fillore “Dëshmorët e Qyqavices”, Avdi Jakupi u shpreh mirënjohës ndaj komunës dhe Kryetarit Jashari për përfundimin e këtij projekti të domosdoshëm për të rinjtë e këtij fshati, thuhet tutje në këtë njoftim. /arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...