Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në 24 vjetorin e sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari.
Bashkë me Jasharin për të bërë homazhe në Prekaz, ishin edhe përfaqësues të OVL-UÇK-së, shkruan arbresh.info.
“Bashkë me U.d Kryetarin e OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, kryetarin e OVL-UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati, invalid e veteran të UÇK-së, asambleistë të listës sonë të pavarur, bashkëpunëtorë e qytetarë, në shënim të 24 vjetorit të triumfit të dytë të familjes Jashari bëmë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz”, shkruan Jashari.
Jashari shkruan se rezistencën e bëri gjyshi i tij me djemtë e ri të familjes, Fitimin 17 vjeçar, Besimin 16, Kushtrimin e Igballin 14 si dhe Blerimin 13 vjeçar.
“24 vite me parë, në mëngjesin e 22 janarit, pushtuesi serb në mënyrë tinëzare ia mësyu edhe një herë familjes Jashari, me qëllim të arrestimit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, babushit Hamëzes dhe anëtarëve tjerë të familjes. Babushi Hamëza nga shtëpia bashkë me gratë, vajzat dhe fëmijët tjerë, ku pas 45 minuta luftimesh, arritën që të zbrapsnin pushtuesin serb duke lënë të plagosur shumë polic serb”, shkruan Jashari.
Përveç dëmeve të shumta materiale, Jashari rrëfen se duke ndihmuar babushin sic e quan ai Hamëzen, mbetën të plagosura Selvetja dhe Iliriana.
“Me të dëgjuar të shtënat, kthehet në shtëpi edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, i cili në mëngjesin e sulmit nuk kishte qenë në shtëpi. Pas këtij sulmi familja vazhdoj jetën duke pritur beteja të radhës. Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, lavdi të gjithë të rënëve për Lirinë që sot po e gëzojmë”, shkuan Jashari./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...