Bekim Jashari pati një befasi për ditëlindje në zyrën e Komunës së Skenderajt

18:38 | 28 Janar 2020
arbresh.info

Në këtë datë, Hamëz Jasharit dhe Feride Mecini-Jashari, iu lindi djali i parë, Bekimi.

“Bekimi sot, si kryetar i Skenderajt, përcjell traditën më të ndritur të Jasharajve në liri, duke u angazhuar me të gjitha forcat për mirëqenien e qytetarëve të kësaj komune dhe përmbushur amanetin e paraardhësve të tij për liri, paqe e mundësi të barabarta”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, me miq e dashamirë, nga Drenasi, shkuam për një ngjarje të veçantë, në Skenderaj. Shkuarja në Komunë, ishte e lidhur me një ngjarje të veçantë e cila lidhet jo vetëm me Kryetarin e saj, por edhe me Familjen emblematike Jashari, me Kullën e Shaban Jasharit.

Në këtë datë, Hamëz Jasharit dhe Feride Mecini-Jashari, iu lindi djali i parë, Bekimi. Bekimi sot, si kryetar i Skenderajt, përcjell traditën më të ndritur të Jasharajve në liri, duke u angazhuar me të gjitha forcat për mirëqenien e qytetarëve të kësaj komune dhe përmbushur amanetin e paraardhësve të tij për liri, paqe e mundësi të barabarta.

Bekim Hamëz Jasharit i shpreha urimet më të përzemërta që të ketë shëndet dhe lumturi në Kosovën e lirë, në Kosovën e përkushtimit dhe sakrificës. Urime dhe gëzuar, edhe shumë e shumë vite tjera të lumtura Bekim!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme