Bekim Jashari konfirmon se garon për kryetar të Skenderajt

09:21 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Dhëndri i tij ka bërë të ditur se Bekimit Jashari i ka thënë PO kandidaturës për kryetar të Skënderajt. Përmes Facebook Valon Loshaj ka shpërndarë njoftimin, duke theksuar se me Bekimin në krye Skenderajn e presin ditë të mira.

Më poshtë, teksti i plotë postimit të Loshajt.

“Të dashur miq,

Kam kënaqësinë e veçantë të ndaj lajmin e gëzueshëm me qytetarët e zemrës së shqiptarisë – Drenicës.

Pas kërkesës së drenicakëve për përfaqësim nga djali i Heroit Kombëtarë Hamëz Jashari, ju konfirmoj që Bekim Jashari tha PO.

-PO për Kryetar të Skenderajit,

-PO për drejtësi në Skenderaj,

-PO për zhvillim ekonomik në Skenderaj,

-PO për mirëqenie të qytetarëve,

-PO për zhvillimin e shëndetësisë,

-PO për zhvillimin e arsimit,

-PO për prosperitet të Skenderajit.

Ditë të mira po e presin Komunën e Skenderajit, nën udhëheqjen e Bekim Hamëz Jasharit, i cili ka kapacitet intelektual, njerëzor dhe kombëtar, andaj urime Drenicë, urime Skenderaj, faleminderit Bekim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme