Kandidati i pavarur për Skenderajn, Bekim Jashari përmes një fjalimi u është drejtuar qytetarëve që e kanë votuar.
Lexoni më poshtë fjalimin e tij të plotë:
Me kërkesën tuaj si qytetarë për t’i dëgjuar hallet tuaja në vizita dhe takime të panumërta, ju ma dhatë një obligim të shenjtë. Gjatë fushatës time kemi biseduar mes vete me sinqeritet, dhe jua kam premtuar vetëm ato gjëra që jam në gjendje t’i mbroj edhe me cdo kusht: transparencën, llogaridhënien, qeverisjen e pastër!
Njëzëri ne dolëm me zotimin tonë kryesor: Bashkë për Skënderajn tonë!
Njëzëri ne mbajtëm fjalën dhe në vendvotime, u bëmë bashkë për Skënderajn tonë!
Secili prej jush që ka votuar sot e ka lënë me dorën e vet një shenjë të rëndësishme në histori. Sot Skënderaj dha mesazh se vetë qytetarët duhet të qeverisin me Komunën.
Kjo, të dashur vendas, është fitorja juaj!
JU FALEMNDERIT!
Nga nesër fillon koha jonë për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve tonë; për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në qeverisje; për të ri-kthyer shpresën dhe për të ndërtuar prosperitetin; për t’ju ri-kthyer idealeve të të parëve tanë që thellë në shpirtin e tyre kanë besuar gjithmonë se duhet të jemi të gjithë të bashkuar për Kosovën tonë, për Skënderajn tonë!
Urime Skënderaj, urime miq dhe dashamirë, urime qytetarë të Skënderajt!
Ju sot në Skënderaj me dorën e tuaj ndërtuat këtë copë histori!
Nesër vazhdojmë me punë, të përkushtuar, të hapur, dhe me faqe të bardhë!
Sonte le të festojmë së bashku. Urime!
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...