Bekim Jashari, djali i Hamëz Jashari i cili do të garoj për kryetar të Skënderajt në zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka thënë se po i hyn kësaj gare vetëm për të qenë në shërbim të vendit.
Jashari ka thënë se këto ditë kanë qenë shumë të vështira për të dhe ka falënderuar PDK-në për mos vënie të kandidatit të saj për kryetar të komunës, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Te dashur vllëzer e motra, të dashur qytetarë te Skenderajt, dhe po ashtu vllëzer e motra shqiptar kudo qe jeni,
këto ditë qe lamë pas kanë qen ditët me të veshtira për mua dhe familjen time, ndoshta qe nga pas lufta e deri më sot,
porë duke i parë zhvillimet e diteve qe lamë pas, e posaqerisht kërkesën e qytetarëve qe unë te dalë për te parin e komunës tonë, morra guximin dhe vendosa qe te dalë si kandidatë i pavarur për kryetar te qytetit tonë.
Ky vendim nuk ka qen fare i lehtë,
përkudrazi ka qen një nga vendimet me të veshtira deri me sot,
Prandaj unë kerkoj nga te gjithë ju qytetarë te Skenderajt dhe i gjithë kombi ynë shqiptar kudo qe ata janë sot te me kuptojn drejt për vendimin e marrë.
Unë do mundohem të jem po ai Bekimi qe ju e njiheni si djali i Hamëz Jasharit dhe anëtar i familjes Jashari,
Te dashur qytetarë te Skenderajt pa dashur te hyjë me thellë se si do te përfundojn zgjedhjet e 22 tetorit,
Unë prapë do jem siq kamë qen ne sherbim të vëndit tim.
Dhe krejt ne fund me lejoni qe ta përshendes vendimin e Partisë Demokratike per mos vënjen e kandidatit per kryetar në komunën ton.
Me rrespekt
Bekim Jashar
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...