Dy kryetarët e sapozgjedhur, Bekim Jashari i Komunës së Skenderajt, dhe Ramiz Lladrovci i Komunës së Drenasit, zhvilluan sot së bashku homazhe në Kompleksin e Jasharajve në Prekaz, me ç’rast vendosën lule pranë varrit të komandantit Adem Jashari.
Me këtë rast, ata theksuan se respekti më i madh për dëshmorët sot, është të respektohet ligji.“Për mua është një ditë e veçantë, sepse jam me mikun tim, të babait e axhës tim, me të cilin sot jemi kolegë e homologë të dy komunave të Drenicës”, tha Bekim Jashari, raporton Ekonomia Online.
“Ne do të punojmë drejt dhe pastër, me transparencë të plotë e llogaridhënie. Ne do të mbajmë qëndrimin tonë dhe do t’ua kthejmë dinjitetin qytetarëve që ata të jenë të kënaqur dhe të mos ndjehen të dëshpëruar për votën dhe besimin e dhënë”, ka thënë më tutje Bekim Jashari, i cili më 22 tetor mori besimin për ta drejtuar Komunën e Skenderajt.
Ndërsa, Ramiz Lladrovci tha se Drenasin dhe Drenicën do të bëjnë me të bukur dhe qendër të zhvillimit ekonomik me krijimin e vendeve të reja të punës.“Do të punojmë për të mirën e qytetarëve të dy komunave. Mbaj akoma të freskët kujtimin kur Bekimi me pat thënë se duhet punuar në të mirën e qytetarëve. Tani unë i them se edhe ky duhet të punoj sa më shumë në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Lladrovci.
“Falënderojmë të gjithë qytetarët e Drenasit dhe të Skenderajt që na kanë mbështetur. Ne, së bashku, këtë mbështetje do t’ua kthejmë në zhvillim ekonomik, investime dhe krijim të vendeve të reja të punës”, ka thënë kryetari i rizgjedhur i Drenasit, duke theksuar se respekti më i madh për dëshmorët sot, është të respektohet ligji.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...