Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Kryesues i Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, dhe Bekim Jashari e Bislim Zogaj anëtarë të këtij komisioni, kanë vizituar kompleksin memorial në Çanakkala të Turqisë.
Limaj ka thënë se qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë.
“Në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, bashkë më anëtarë tjerë të këtij komisioni, Bekim Jasharin dhe Bislim Zogajn, vizituam kompleksin memorial në Çanakkala. Qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë. Komisioni Ndërministror për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, do të punojë me dinamikë të shtuar, në mënyre që sa më parë të nisë konservimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Ai ka shkruar se nuk ka trashëgimi më historike se sa kompleksi memorial në Prekaz.
“Ne besojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme për ne si trashëgimi e jona historike sesa kompleksi memorial në Prekaz dhe jam i sigurt se në përfundim të këtij projekti, të gjithë do të ndjehen krenarë me punën që do të bëhet”, ka shkruar Limaj.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen