Google ADS

Bekim Jashari: Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike

23:39 | 11 Dhjetor 2024
K.B

Ish kryetari i komunës së Skenderaj, dhe djali i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari ka reaguar lidhur me raportimet se motra e tij Besarta Jashari do të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shkruan Arbresh.info

Reagimi i tij i plotë:

Të dashur bashkëkombas,

Pas interesimit të madh të mediave për një qëndrim të familjes sonë lidhur me spekulimet për mundësinë e përfshirjes së motrës sime, Besarta Jashari, si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, ju njoftojmë se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë.

Në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën, bëjmë thirrje për unitet dhe bashkëpunim të plotë mes të gjithë akterëve politikë në vend.

Vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të fuqizojmë shtetin tonë, të shtrijmë sovranitetin e tij territorial, të forcojmë demokracinë, të avancojmë subjektivitetin ndërkombëtar dhe të kontribuojmë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që ofron punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme