Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ishte i ftuari i radhës në emisionin “Kontakt” me Driton B. Siqeca.
Ai gjatë këtij emisioni foli për mundësinë e formimit të qeverisë nga koalicioni PAN, duke u shprehur i sigurt në një gjë të tillë. Haxhiu shtoi se shumë shpejt do të bëhen publike aderimet në PAN të disa deputetëve të partive tjera që kanë siguruar ulësen në Kuvend.
Ai tha se këta deputetë të ardhshëm jashtë koalicionit PAN, kanë shprehur gatishmërinë ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër të vendit, por edhe të aderojnë në këtë koalicion
“Ajo ka mund të them tani për tani është që jam thellësisht i bindur që Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Pasi që tanimë janë siguruar numrat për një gjë të tillë. Disa deputetë jashtë koalicionit tonë kanë shprehur gatishmërinë që ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, por edhe disa të tjerë shumë shpejt do të aderojnë në këtë koalicion. Dhe kjo do të bëhet publike nga krerët e koalicionit, por njëherë po e presim certifikimin e rezultateve.” Ka thënë Haxhiu në “Kontakt” në Tribuna Channel.
Ai foli edhe për mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje ta bëjë formimin e qeverisë, duke thënë se kjo nuk do të mund të arrihet kurrë nga këta të fundit
Haxhiu ka folur edhe për mundësinë që në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Nëntor koalicioni PAN t’i hyjë garës përsëri të bashkuar.
Duke shtuar se nëse ekziston ky vullnet, atëherë mund të ketë bisedime për një gjë të tillë.
“Nëse e shohim të udhës për ta bërë një gjë të tillë, atëherë edhe në zgjedhjet lokale të Nëntorit mund të shkojmë të bashkuar – nëse jo ën të gjitha komunat, atëherë në disa prej tyre mund ta kemi kandidatin e përbashkët” shtoi Haxhiu. Raporton Gazeta Tribuna/
Kurse, sa i përket asaj se a është ende NISMA për Kosovën pjesë e PAN-it, Haxhiu u shpreh se ka pasur një keqkuptim te qytetarët, pasiqë NISMA asnjëherë nuk ka shprehur dëshirë për të qenë jashtë koalicionit – por jashtë grupit parlamentar të koalicionit
“NISMA është brenda koalicionit me neve, të jesh jashtë grupit parlamentar është dicka tjetër, që ata kanë vlerësuar që është më e mirë për ta dhe është respektuar nga të gjithë ne. Mirëpo ajo ka është e rëndësishme është që koalicioni po ecën shumë mirë dhe derimë tani jena treguar të palëkundur” tha Bekim Haxhiu/arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...