Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu bashkë me mijëra qytetarë të Kosovës, i dhanë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit në Klinë të Ulët, këtë të diele.
Në varrimin e të ndjerit morën pjesë qytetarë nga e gjithë Kosova, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, deputeti u shpreh se i ndjeri ishte personi i parë që shkoi nga Kosova dhe vrau policët serbë në Serbi, pasi sipas Haxhiut, deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë.
“Në Klinë të Ulët sot në një organizim madhështor të ceremonisë së varrimit, së bashku me mijëra qytetarë i dhamë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit. Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!”, u shpreh Haxhiu në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas Serbisë, Faton Hajriziu vra më 19 korrik të këtij viti, i cili dyshohej, përsëri sipas Serbisë, që vrau një polic serb e një tjetër e plagosi.
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës