Google ADS

Bekim Haxhiu pas shkarkimit nga PDK-ja në Skenderaj, kërkon ngushëllim tek Lladrovci e Jashari

19:08 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ditë më parë është shkarkuar nga pozita e nënkryetarit të kësaj partie, dega në Skenderaj, sot është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bekim Jashari dhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Takimin e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes rrjetit social Facebook, i cili ka postuar një shkrim të bashkangjitur një fotografi ku shihet edhe Haxhiu.

“Sot, Bekim Hamëz Jashari e ka ditëlindjen. E urova, me përgëzimet e sinqerta vëllazërore, për punë e përkushtim në dobi të qytetarëve të komunës së Skenderajt, djep i lirisë së Kosovës”, ka shkruar Ramiz Lladrovci.

Bekim Haxhiu është shkarkuar nga pozita e nënkryertarit të PDK-së në Skenderaj javën e kaluar, pas vendimit të Kryesisë së PDK-së në këtë komunë.

Lidhur me shkarkimin e Haxhiut, Lushtaku pati thënë se vendimi është marrë pasi ai bashkë me anëtarët që e kanë votuar shkarkimin e Kamishit dhe shtatë asamblistëve, e kanë konsideruar se të njëjtit kishin vepruar kundër vendimeve të partisë.

Sipas Lushtakut, Haxhiu apo siç e quajnë ndryshe Kamishi, kishte provuar t’i bëjë rivalitet në Skënderaj.

Ndërsa pas shkarkimit, kishin nisur fyerje mes Lushtakut e Haxhiut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme