Google ADS

Bekim Haxhiu ironizon me kërkesat për kursim të energjisë: Me çka me u nxe, me fara të kumbullave?

00:05 | 15 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se qytetarët çdo ditë e më shumë po e vërejnë paaftësinë e Qeverisë Kurti.

Ai madje ka ironizuar në Edicionin Special, me kërkesat e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, për kursim të energjisë elektrike, njofton Klan Kosova.

”Çdo qytetarë, në çdo ditë të kësaj qeverie po e sheh paaftësinë e saj”.

”Këta mund ta mbajnë si ekspertë ministren e Ekonomisë, por situata aktuale me energjinë, deklaratat të cilat edhe qytetarët i marin për shaka: Se me rrymë s’bon mu nxeh, me dru jo, me qymyr jo, me pelet jo. Atëherë me çka me u nxe – me fara të kumbullave?”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme