Bekim Haxhiu infektohet me Covid-19

20:25 | 30 Janar 2022
A. B.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur vet Haxhiu përmes një postimi në Facebook.

Ai tregoi se ka simptoma të lehta dhe se është izoluar derisa të shërohet.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq!

Pas dy testimeve të bëra në 24 orët e fundit rezultova pozitiv me COVID-19. Në këto dy vite të pandemisë për herë të parë kam rezultuar pozitiv.Duke qenë i vaksinuar me dy dozat e vaksinave, simptomat janë të lehta.Bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së në ditët në vijim do të jem në izolim, derisa të rezultoj negativ.Me respekt:Bekim Haxhiu. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme