Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se para një muaji, ka ndodhur një vjedhje tjetër në Thesarin e Shtetit.
Ai e ka akuzuar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se e ka fshehur këtë rast.
Deputeti Haxhiu e ka pyetur ministrin Murati pse është fshehur ky rast.
“A ka ndodhur një muaj më parë një vjedhje e ngjashme në thesarin e shtetit prej 200 mijë euro. A janë paguar një kompanie 200 mijë euro edhe pse është mbajtur fshehtë. 2.1 milionëshi nuk është mbajtur fshehur, por e ka marrë vesh krejt bota. Por pse këto 200 mijë euro duhet të mbahen fshehur dhe a ka kallëzime penale për zyrtarët e thesarit që kësaj kompanie ia kanë qitur 200 mijë euro. Emrin e kompanisë e kam këtu, e dini edhe ju. E di që keni qenë në presion, më kanë treguar zyrtarët e ministrisë. Por pse duhet të mbahet fshehur”, tha Haxhiu në seancën e sotme plenare.
Në kundërpërgjigjen e tij, ministri Murati e akuzoi për shpifje deputetin Haxhiu, derisa dha sqarime për rastin.
Murati ka deklaruar se është mbajtur konferencë lidhur me këtë rast.
“Një rast i pagesës së dyfishtë për shkak të sistemit ka ndodhur nga një organizatë buxhetore, e cila ka qenë e paligjshme. S’ka ndodhur në Ministri të Financave, ka ndodhur nga një organizatë buxhetore tjetër, jo përmes thesarit. Ne si Ministri e Financave kemi marrë gjitha masat, gjitha mjetet janë kthyer deri në centin e fundit, rasti është në prokurori. Nuk është fshehur, kemi pasur konferencë për medie lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Murati.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...