Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka folur për Gjykatën Speciale dhe ftesat që kanë ardhur në Kosovë për ish-ushtarët e UÇK-së.
Blakaj ka thënë në T7 se ka shumë shqiptarë që janë vrarë e zhdukur gjatë luftës, derisa, familjet ende nuk kanë parë drejtësi.
“Janë mbi 20 mijë e 800 shqiptarë që janë vra e janë zhdukur në këtë periudhë kohore dhe është e qartë që prap po e them shumica e familjeve të tyre nuk kanë parë drejtësi. Janë dy mijë e dyqind serb, 1000 prej tyre janë pjestarë të policisë e ushtrisë, e rreth 1 mijë e 200 janë civil. Në fondin për të drejtën humanitare nuk kemi mandat për të bërë hetime. Mbi 420 janë në listën e kryqit të kuq ndërkombëtar, si persona që janë zhduk në këtë periudhë kohore, e që i përkasin komunitetit serb”, ka thënë ai.
I njëjti ka shtuar se nuk e kanë të qartë a janë të ftuar apo dyshuar këta që janë ftuar nga Specialja, e shton se së shpejti mund të priten aktakuzat e para.
“Janë mbi 100 persona që janë ftu nuk e kemi të qartë a janë të dyshuar apo dëshmitarë, një numër i tyre sipas të gjitha gjasave do të jenë të akuzuar, sepse task forca speciale kur e ka përfundu mandatin e vet kanë përmendur që kanë prova përtej dyshimit të bazuar dmth serioze që mund t’i implikojnë ish-ushtarët e UÇK-së në kindapime dhe zhdukje të ish-ushtarëve të komunitetit serb. Është përmendur që së shpejti mund t’i presim aktakuzat e para”, ka shtuar ai.
Sipas tij nuk është bërë mjaftueshëm që të kërkohet drejtësi për krimet e kryera nga Serbia.
“Nuk është bërë sa duhet në kërkim e drejtësisë për viktimat e krimeve të lufëts, krimet kundër njerëzimit, nga asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve, ajo nuk mund të bëhet realisht përmes librave, është dashtë me kohë që të ngritën komisionet e ndryshme, task forcat speciale, kemi kërkuar me vite me radhë që në Kosovë të krijohet një prokurori speciale që t’i hetojë vetëm krimet e luftës. Është problem politik pse ska të dënuar, Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk pranon që të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës”, shtoi ai.
I njëjti ka thënë se kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që kjo temë do të duhej të vendoset si kusht në dialog.
“Kemi kërkuar që kjo çështje të imponohet në dialog, pa u marrë vesh që të bashkëpunojnë prokuroritë që të ndiqen ata që kanë bërë krime lufte kudo që janë”, ka thënë ai.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë