Posta e Kosovës sot ka promovuar dy pulla të reja postare në nder të 20 vjetorit të rënies së dy dëshmorëve të UÇK-s, Bekim Berisha dhe Bedri Shala.
Të pranishëm në marrjen e pullave ishin familjarët respektiv të eprorëve, shkruan portali arbresh.info.
Bekim Berisha dhe Bedri Shala ishin dy prej luftëtarëve edhe eprorëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me trimërinë dhe shkathtësinë e tyre ushtarake ata motivuan të rinj e të reja që t’iu bashkohen radhëve të UÇK-së.
Dy luftëtarët e lirisë janë dekoruar nga Presidenti i Kosovës me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Në fjalën e tij Kryeshefi i Postës z. Sejdi Hoxha, tha se me këto pulla postare kanë nderuar familjarët e dy heronjve të kombit, Bekim Berishës dhe Bedri Shalën.
“Jemi krenarë që po promovojmë dy pulla postare shumë të çmueshme për dy heronjtë e kombit, Bekim Berisha-Abeu dhe Bedri Shala. Me rastin e 20-vjetorit të rënies së tyre po shprehim respekt, po nderojmë familjarët, por edhe njëkohësisht po rritet vlera e filatelisë së Postës së Kosovës”, u shpreh ai.
Motra e Bekim Berishës, falënderoi të gjithë ata që punuan për këto pulla postare.
Ndërsa përfaqësuesi i Familjes së Bedri Shalës, Xheladin Shala, shprehu falënderimet për të gjithë ata që mundësuan që këto pulla postare të jenë kujtim për brezat e ardhshëm.
“Më lejoni që në emër të Familjes Heroike të Kombit Gjeneral Bedri Shala të shpreh falënderimet më të sinqerta të gjithë juve që mundësuat që figura e Bedri Shalës sot në 20 vjetorin e rënies të skalitet dhe të jetë kujtim me motiv për brezat e ardhshëm sesi luftohet dhe si vdiset për atdhe. Sot për familjen Shala dhe të gjithë juve është ditë e dhimbjes, por dhimbjen e mund krenaria sepse për Gjeneral Bedriun me shokë dhe Luftën Çlirimtare do të shkruajnë librat e historisë”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përgëzoi shefin dhe punonjësit e postës që këto pulla postare po promovohen në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe tha se këto pulla postare kanë rëndësi të veçantë dhe do të jetojnë për shumë vjet.
“Për mua nuk është kanë me vend me fol sepse është event i postës, por më lejoni t’i them dy fjalë; Derdhja e figurave të dy heronjve në pullën postare të Postës së Kosovës ka një rëndësi të veçantë dhe këto pulla do të jetojnë për shumë vjet dhe do të lëvizin në të gjithë botën dhe do t’i dërgojmë në të gjitha ato vende ku nuk e kanë pranu Kosovën si shtet, si Rusia dhe Serbia”, deklaroi kryetari i Drenasit.
Në fund, ndarjen e pllakateve në bronz për dy familjet Berisha dhe Shala e bëri Kryeshefi Sejdi Hoxha, i cili po ashtu pllakatin me imazhin e këtyre heronjve ia dorëzoi edhe Kryetarit të Drenasit z. Ramiz Lladrovci./Arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...