Bekim Azizi, kandidati i PDK-së për kryetar të Vitisë

20:41 | 14 Gusht 2021
S D

Bekim Azizi, do të jetë kandidat nga radhët e PDK-së, për kryetar të Vitisë, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.

“Komuna e Vitisë ka nevojë për ndryshim të modelit të qeverisjes dhe kandidati i PDK-së, Bekim Azizi, ka vullnetin dhe vizionin për ta drejtuar Vitinë drejt zhvillimit që e meritojnë qytetarët”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Së bashku me profesionistët e rinj, Bekim Azizi, do të sjell frymën e re në komunën e Vitisë, me projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve pa dallim, në çdo lagje e në çdo fshat”, ka shtuar lideri i PDK-së.

Sipas Krasniqit, Azizi do të jetë për të gjithë qytetarët, për perspektivën e tyre, me vizionin e ri për Vitinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme