Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha, është bërë sot pjesë e rrjeteve sociale.
Ai ka ngjallur dyshime lidhur me një gjësend të çuditshëm në xhepin e tij, e që fotoja është komentuar shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Arbresh.info ka kontaktuar me Berishën për të zbuluar se çfarë realisht ka pasur ne xhepin e tij, mirëpo ai ka zgjedhur të bëjë shaka me këtë gjë.
Berisha ka thënë se është mirë të lajmërohet policia dhe të bëhen hetime nga policia dhe FBI.
“Vazhdojnë hetimet. Ju në xhep e dinin çka ka. Qëllimet po dihen, bëni hetimet. Është mirë me shku me lajmëru në polici. Perime është problem i madh, negociatat me Serbinë janë mbet mbrapa. Mundesh edhe FBI me informu ndoshta mundeni me gjete”, ishte deklarata e Berishës.
Kujtojmë, se Bekë Berisha është në balotazh me Ilir Feratin e LDK-së, në Istog. Ai ka marr 26.61% të votave kundrejt Feratit që ka 40.91%. /arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...