Bekë Berisha nuk e ka idenë çka ka ndodhur në Berlin

16:10 | 30 Prill 2019
Arbresh.info

Deputeti i cili e nis ditën me 10 kafe, Bekë Berisha, nuk e ka iden se çfarë ka ndodhur të hënë në samitin e Berlinit.

Berisha për gazetën inFokus është shprehur se nuk është i informuar për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë takimit të djeshëm.

“Nuk jam në Berlin dhe nuk e di çka është ka bëhet atje edhe veç muj me ia fut kot prej Kosovës”, ka thënë ai.

I pyetur se a e ka përcjellur këtë takim të organizuar në Berlin nga Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron,ku  morrën pjesë udhëheqësit e Ballkanit, Berisha u shpreh se “e kam përcjell qashtu qysh e ka përcjell dyjeja “.

Deputeti gjerman Peter Beyer, në cilësinë e raportuesit për Kosovën, në prag të samitit ka përsëritur se ideja e ndryshimit të kufinjëve të Kosovës çon në luftë.

Ndërkohë,  deputeti nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës është shprehur i gatshëm për t’i mbrojtur kufinjtë.

“Në Kosovë nuk do të ketë më luftë.  Populli nuk e di a është i gatshëm për luftë por unë për vete jam plot kondicion”, ka thënë Berisha për Gazetën inFokus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme